Berisha sulmon Altin Dumanin: Je nën kontroll të bandës mafioze që vjedh paratë e shqiptarëve, pse nuk e dërgoni në Gjykatë çështjen e inceneratorit të Tiranës

3 Prill 2023, 13:30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ditën e sotme ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani. Ky i fundit tha pak ditë më parë se nuk sekuestrohet Inceneratori i Tiranës, pasi ka kompani që mund t’i çonin në arbitrazh. Por, fill pas kësaj deklarate Berisha ka sulmuar ashpër kreun e SPAK, duke i thënë se është në kontroll të bandës mafioze që vjedh paratë e shqiptarëve.