Berisha sulmon Irena Gjokën: Gjyqtarja me 5 mbiemra kontratë qiraje të falsifikuar, po mbrohet prej 15 muajsh nga Altin Troplini! Ulsiu mori 500 mijë euro ryshfet

2 Qershor, 11:30 | Përditesimi: 2 Qershor, 11:30

Pasi doli nga SPAK, Sali Berisha vijoi me sulmet jo vetëm në drejtim të Altin Dumanit, por edhe gjyqtares së hetimit paraprak të aferës Partizani, Irena Gjoka. Berisha me një dokument në dorë, pretendoi se ka siguruar një kontratë qiraje që Irena Gjoka ka nënshkruar më datë 13 shkurt 1996. Berisha pretendon se kontrata është e falsifikuar me qëllim që Irena Gjoka të justifikonte paratë e krimit dhe sipas tij është pranuar si dokument zyrtar. Berisha tha se prej 15 muajsh, Gjoka po mbrohet nga Altin Dumani, nga Olsi Çela, dhe UIsi Manja. Këtë të fundit e akuzon se ka marrë edhe 500 mijë eurot si ryshfet.

 

I.M/Shqiptarja.com