Berisha sulmon sërish ambasadorin britanik: Kam dosjen si është korruptuar nga Rama për të më shpallur 'non grata'

29 Dhjetor 2022, 14:42

Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadorin britanik në Tiranë, Alastar King Smith për shpalljen non grata nga Britania e Madhe. Berisha thotë se ai është korruptuar nga qeveria e Shqipërisë, madje për këtë pretendon se ka në dorë edhe dosjen përmes së cilës do të vërtetojë se si është korruptuar ambasadori britanik.