Berisha takim përmbyllës në Lezhë, “shënjestron” kryebashkiakun Ndreu: Pjerin do shpalleni terroristë dhe do trajtoheni me ligjet e terrorizmit

8 Maj 2025, 22:12 | Përditesimi: 8 Maj 2025, 22:12

ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të enjte takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Lezhë.

Pas incidenteve në këtë qytet, të lidhura me fushatën, Berisha sulmoi drejtëpërdrejt kryebashkiakun Pjerin Ndreu.

“Në Valencia, partitë që udhëheqin Europën, u tha se Edi Rama shtyp opozitën me drejtësinë e tij. Shtyp pluralizmin. U tha se Edi Rama blen vota me lekë. Po pse e thanë? Sepse kanë parë vendimin e qeverisë që shpërndan 100 euro. U tha se Edi Rama blen vota me kanabis. U tha se Edi Rama blen vota me punësime sepse e kanë parë se ka punësuar mijëra vetë për të blerë vota. U tha se Edi Rama terrorizon qytetarët e tij me banditë dhe vrasës. Dhe ja ku jam këtu para jush për t’i thënë këtij Pjerinit që i menaxhon... Pjerin, edhe atij Vinçenc Tukut që blem vota në Troshan. Vinçenc, Pjerin, cilido prej kjush do shpalleni terroristë. Ju garantoj se qeveria e PD, të gjithë ata që guxojnë t’u kërcënojnë ju, që guxojnë t’u diktojnë vullnetin tuaj, ata do shpallen terroristë dhe do trajtohen me ligjet e terrorizmit”,-tha Berisha

r.k./Shqiptarja.com