Berisha thirrje diasporës: Asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, votoni shpëtimin e Shqipërisë

22 Prill, 20:24 | Përditesimi: 22 Prill, 20:24

Nga Korça, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek shqiptarët në diasporë. Ai u bëri thirrje atyre që të mos fotografojnë asnjë votë, ndërsa i ftojë që të votojnë për ndryshimin në 11 maj. 

'Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton.  I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores', tha ai. 

r.k./Shqiptarja.com