Berisha ‘zbut tonet’ për pjesën tjetër të PD: Deputetët u sollën sipas statutit në 14 maj! Rama me Doshin blenë zgjedhjet, unë nuk kam paguar kurrë

20 Maj 2023, 16:29

TIRANË- Pas zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha ka zbutur tonet përkundrejt palës tjetër të Partisë Demokratike. Sot në komunikimin e tij të përjavshëm, Berisha është shprehur se në këto zgjedhje përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, të gjithë deputetët e tjerë kanë mbështetur kandidatët e primareve në 14 maj. Ai thotë se sjellja e tyre në këto zgjedhje ka qenë Brenda parimeve dhe statutit të partisë, duke dhënë kështu sinjalet e para për një mundësi ribashkimi.