Beteja në bedenat e PD-së

11 Janar 2022, 09:47

Bamir Topi, Mimoza Hajdarmataj, Ilir Kalemaj te ftuar sot tek 5 Pyetjet Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ai kishte rekrutuar persona me precedent penal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për protestën e 8 janarit.