Beteja për Gjirokastrën dhe Elbasanin (8 maj 2023)

9 Maj 2023, 07:12 | Përditesimi i fundit: 2023-05-09 07:20:34

 

Flamur Golemi, me profesion mjek okulist do të rikandidojë për mandatin e dytë për bashkinë e Gjirokastrës nën siglën e PS. Në një intervistë për Report Tv, Golemi thotë se kanë gati projektin që në Gjirokastër të jetë pedonalja më e madhe në Shqipëri. Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi thotë se garën për 14 majin nuk e ka me kandidatin aktual Gledjan Llatja por me drejtuesin politik të qarkut dhe kryetarin e PS. Për përpunimin e mbetjeve, zgjidhja sipas Luçiano Boçit është ngritja e një grupi auditi që të shihen efektet në mjedis, shëndet dhe efektivitet.