Bie klasikja burrë-grua? Psikologia për gjininë gjithëpërfshirëse: Shoqëria duhet përgatitur që ta pranojë gradualisht

22 Shtator, 10:08 | Përditesimi: 22 Shtator, 10:08

Deri më tani përcaktimi gjinor në Shqipëri njeh vetëm burrin dhe gruan. Por projektligji për “Barazinë Gjinore”, i dorëzuar në parlament, ka ndryshuar nga drafti fillestar. Ai sjell përkufizim të ri, ku termi gjini sipas tekstit, ka kuptim gjithëpërfshirës, duke parashikuar, në këtë mënyrë identitete të tjera, përtej atyre klasik, burrë-grua.

Në lidhje me këtë çështje e ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ ishte psikologia Eriona Hoxha, ku ndër të tjera tha se kjo gjë do të jetë e vështirë për tu pranuar nga shoqëria.

E.H/Shqiptarja.com