Çfarë shkruanin gazetat më 25 nëntor 1998/ Pas referendumit për Kushtetutën nis fshesa në polici,PD kapet me shifrat e PS i gëzohet të huajve

25 Nëntor, 09:53 | Përditesimi: 25 Nëntor, 09:53

Jehona ,reagimet dhe qëndrimet pas referendumit të 22 nëntorit ku qytetarët i thanë “PO” Kushtetutës vijonte. Në shtypin e shkruar të datës 25 nëntor 1998-të vëmendja ishte kryesisht tek reagimet e partive politike por edhe tek lëvizjet që do të bëheshin në Ministrinë e Rendit. Policia kishte marrë një rol të rëndësishëm para dhe gjatë referendumit pasi kishte frikë për trazira por menjëherë pas votimit ministri i Rendit paralajmëronte se do të largoheshin kuadrot e paaftë. PD i gëzohej shifrave dhe ata që nuk dolën në votim i cilësonte elektorat të mundshëm dhe mbështetës të saj. Ndërkaq Partia Socialiste në pushtet kënaqet me reagimet e ndërkombëtarëve që përshëndesnin referendumin dhe faktin që vendi u bë me Kushtetutë. Në Gazetën Shqiptare titulli kryesor ishte ky: “Hakmarrje në Polici”.Në RD botimin e Partisë Demokratike kryeartikulli ishte: “Demokratët 64,koalicioni qeveritar vetëm 30 përqind” ndërsa në ZP gazetën e Partisë Socialiste titulli i madh ishte: “Italianët dhe gjermanët: Ok referendum” 
 

K.Ta/Shqiptarja.com