Biskota me mollë të karamelizuara nga zonja Vjollca

3 Shkurt 2021, 10:16

Biskota me mollë të karamelizuara

200 gr miell

80 gr sheqer pluhur

80 gr gjalp ( të ftohtë)

1 të verdhë veze ( të madhe)

1/4 lugë kafe pluhur pjekës

Mbushja

2 mollë mesatare

50 gr sheqer

1 lugë çaji gjalp

1 lugë supe lëng limoni

1/4 lugë kafe kanellë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim mbushjen, qërojmë mollët dhe e presim atë në kubikë të vegjël I vendosim ato në një tigan dhe shtojmë sheqerin, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë caji gjalp dhe I vendosim në zjarr për ti karamelizuar në fund mund të shtojmë 1 majë luge kanellë.

Ndërkohë në një tas kalojmë në sitë miellin, një majë luge kafe pluhur pjekës, sheqer pluhur I përziejmë të gjithë përbërësit e thatë e më pas duke lyer me miell gjalpin e grijmë atë në rende nga ana më e trashë ( gjalpi duhet të jetë I ftohtë më pas e provojmë me duar deri sa mielli bashkohet me gjalpin dhe bëhet në thërrime( ky process mund të bëhet për këtë sasi dhe në grirëse e qepës, shtojmë një të verdhë veze dhe vazhdojmë përzierjen fillimisht me një pirun e më pas përsëri me duar. Ndërkohë lyejmë me gjalp format e një tepsie ku përgatisim muffin. Shtojmë në cdo formë nga 1 lugë gjelle brum të thërrmuar që përgatitëm. Pasi kemi mbushur të gjitha gropëzat e tepsisë I ngjeshim ato në fundin e një gotë të vogël. Vazhdojmë duke shtuar mbi to si mbushje nga ½ lugë gjelle mollë të karamelizuar. Mbulojmë përsëri mollët me brum të thërrmuar nga 1 lugë gjelle duke e niveluar atë me majën e lugës. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.