Thjerrëza me presh më të mira sesa mishi / Super qoftet virale nga zonja Albana

8 Janar, 11:19 | Përditesimi: 8 Janar, 11:19

Qofte me thjerrëza dhe perime

Përbërësit:

  • 200 gr thjerrëza të kuqe
  • 1 presh
  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 grusht majdanoz i grirë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji spec djegës
  • 1 lugë çaji kumin
  • 50 gr thërrime buke
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Shpëlajini mirë thjerrëzat në ujë të rrjedhshëm dhe lërini në ujë të ftohtë për 20 minuta. Më pas ziejini derisa të zbuten, kullojini dhe lërini të ftohen. Grini imët preshin, qepën, karrotën, pataten dhe hudhrën. Kaurdisini lehtë në vaj ulliri derisa të zbuten dhe të marrin aromë. Në një enë të madhe bashkoni thjerrëzat e ziera, perimet e kaurdisura, majdanozin, lëngun e limonit, kripën, erëzat, thërrimet e bukës dhe pluhurin pjekës. Përziejini mirë derisa të formohet një masë homogjene. Formoni qofte me dorë dhe skuqini në vaj të nxehur derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.

MC/Shqiptarja.com