Sallatë me panxhar, portokall, djathë dhe qepë
Përbërësit:
- 2–3 pa nxharë mesatarë
- 2 portokalle
- 150 gr djathë i bardhë
- 1 qepë
- 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lgj uthull balsamike ose lëng limoni
- Kripë, piper i zi
- Arra ose fara sipas dëshirës
Përgatitja:
Qëroni panxharin dhe priteni në feta ose kubikë mesatarë. Qëroni portokallet dhe ndajini në feta. Prisni qepën në feta shumë të holla; nëse është e fortë, lëreni 5 minuta në ujë të ftohtë. Në një tas të madh kombinoni panxharin, portokallin dhe qepën. Shtoni vajin e ullirit, uthullën (ose limonin), kripën dhe piperin. Përziejini lehtë. Thërrmoni sipër djathin dhe, nëse dëshironi, shtoni arra ose fara. Shërbejeni menjëherë ose lëreni 10–15 minuta që shijet të harmonizohen.





















