Krem perimesh me bukë të thekur nga zonja Albana

7 Janar, 11:31 | Përditesimi: 7 Janar, 11:31

Krem perimesh me bukë të thekur

Përbërësit:

  • 250 gr bizele
  • 20 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 filxhan krem qumështi
  • 1 qepë
  • 1 degë selino
  • 1 karrotë
  • Kripë, piper
  • Bukë e thekur

Përgatitja:

Grijmë imët qepën, selinon dhe karrotën dhe i kaurdisim me pak gjalpë. Shtojmë miellin, bizelet dhe rreth 2 litra ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe i lëmë perimet të ziejnë për 40 minuta. Më pas masën e kalojmë në mikser, e rikthejmë në zjarr dhe shtojmë kremin e qumështit. E shërbejmë kremin me feta buke të thekur.

MC/Shqiptarja.com