Supë krem pule
Përbërësit:
- 300 gr mish pule
- 1 qepë mesatare
- 1 lgj miell
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 1 limon
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë mishin e pulës në një tenxhere me ujë të bollshëm. Kaurdisim një qepë të grirë imët, shtojmë më pas copëzat e mishit të pulës së bashku me buljonin. Sapo të marrë valë shtojmë miellin e tretur në pak qumësht. Rregullojmë shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe e lemë derisa të marrë formën e një kremi. E servirim supën të ngrohtë me majdanoz dhe lëkurë limoni të grirë.





















