Omletë me perime të stinës, super recetë në 5 minuta nga zonja Albana

7 Janar, 10:52 | Përditesimi: 7 Janar, 10:52

Omletë me perime të stinës

Përbërësit:

  • 300 gr speca të ëmbël
  • 150 gr patate
  • 150 gr patëllxhanë
  • 150 gr domate
  • 1 qepë
  • 4 vezë
  • 4 lugë gjelle vaj
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim imët qepën dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri, shtojmë specat, domatet dhe patëllxhanët të pastruar dhe të prerë në kubikë. I lëmë në zjarr mesatar, duke i përzier herë pas here, për rreth 15 minuta. Ndërkohë, ziejmë patatet e qëruara në ujë pak të kripur dhe më pas i presim në copëza. Shtojmë patatet te perimet, kripë, piper dhe nëse është e nevojshme shtojmë pak lëng perimesh. Kur perimet të jenë gati, shtojmë vezët, i përziejmë mirë dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.

MC/Shqiptarja.com