Biskota me tërshërë nga zonja Vjollca

5 Qershor 2020, 10:19

Biskota me tërshërë

Përbërësit:

1 banane madhe

1 vezë

80 gr sheqer kaf

80 gr arra

80 gr bajame

80 gr kumbulla të thata

50 ml lëng portokalli ose boronice

150 gr tërshërë

70 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

vanilje

Përgatitja:

Shtypim bananen dhe e kthejmë atë në furrë. Shtojmë vezën dhe sheqerin dhe I përziejmë të gjithë përbërësit dhe ½ lëng portokalli. Grijmë me mixer pak tërshërë dhe bajamet I kthejmë në miell. Shtojmë në tas miellin, bajamet dhe tërshërën e grirë dhe kumbullat e thata të grimuara në copëza të vogla, arrat e copëtuara, vanilje, shikojmë dhe konsistencën dhe mund të shtojmë pak lëng portokalli në se brumi rezulton I fortë. Në një tepsi në letër pjekje ndajmë brumin me kupën e akullores dhe me lugë I vendosim në furrë me temperaturë 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.