BKH nis shumë shpejt punën, hetuesit e rinj të 'FBI shqiptare' flasin për mediat: Ëndërr që i vogël, e realizova

6 Prill 2021, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2021-04-06 14:14:07

Kandidatët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit janë paraqitur këtë të martë pranë zyrave të ngritura në SPAK.

Sipas burimeve kandidatët do të paraqiten  edhe gjatë javës. Kandidatët njoftohen nëpërmjet zarfit nëse janë fitues apo jo dhe u komunikohet zyrtarisht.

Duke folur për median, kandidatët fitues janë  shprehur se testet kanë qenë mesatare, pak më shumë vështirësi kanë pasur te testi fizik. Kandidatët u shprehën pozitiv për punën si pjesë e Byrosë.

"E kam ëndërruar që i vogël që të punoja në një institucion të tillë dhe lavdi Zotit e realizova", thotë njëri prej tyre.