Blofi me zgjedhjen e presidentit

17 Maj 2022, 07:30

.Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur lidhur me ankimimin e Enkelejd Alibeaj në Gjykatën e Apelit, statutin e PD-së. Sipas tij, kjo nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por mban "zgjuar" konfliktin. Deputetja e PS, Blerina Gjylamenti e ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” tha se opozita po krijon alibi për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa shtoi se mazhoranca po mundohet të bëjë një tryezë diskutimesh.