‘Boll iu lutët Evropës se s’di ku është vetë’, Rama-komentuesit: Shprehje kafeneje, ne s’kemi asnjë rrugë tjetër përveç BE-së

15 Prill 2025, 09:55 | Përditesimi: 15 Prill 2025, 09:55

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi që i tha se po i lutet BE.

“E para nuk besoj se e kem tepruar me asnjë premtim, ne ndajmë me njerëzit që prej fushatës së kaluar, objektivat e programit tonë qeverisës dhe besoj se i jemi përgjigjur objektivave shpesh në kohë, ndonjëherë me vonesë sipas rasteve dhe rrethanave që krijohen. Por çdo gjë që kemi thënë e kemi bërë dhe po e bëjmë. Kjo nuk diskutohet. Ndërsa sa i përket ‘Boll e lutët një Evropë që s’di ku është vetë’, është shprehje kafeneje se nuk kemi ne asnjë rrugë tjetër, destinacion tjetër dhe shpëtim tjetër nga historia jonë përveç BE. Kjo është këmbëngulje, jo lutje. “

r.k./Shqiptarja.com