Braçe i përgjigjet Zhupës: Dokumenti jo me llafe, ndodhën ngjarje që damkosën Shqipërinë! Opozita s’deshi të përfshihej

3 Korrik, 16:52 | Përditesimi: 3 Korrik, 16:52

Deputeti socialist Erion Braçe replikoi me kolegen opozitare Ina Zhupa, e cila e quajti një paçavurë projektligjin dhe Strategjinë Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Ai u shpreh se ky dokument nuk është bazuar në llafe por në gjetje, mendime ekspertësh vendas e të huaj, akademikës dhe personalitetesh të huaja. Braçe kujtoi se opozita nuk donte të bëhej pjesë dhe të ushtronte mandatin e saj, ndërsa kujtoi se Shqipëria ka edhe një titull aktualisht në fuqi, "armikun e shtypit".

Ngjarjet e ndodhura me ndërhyrjet e huaja në Shqipëri, financimet, sulmet hibride dhe dezinformimi, deputeti i cilësoi si një damkosje e vendit njëherë e përgjithmonë dhe që duhet të merrnin fund nëpërmjet strategjive për parandalimin.

r.k./Shqiptarja.com