Bukëza / Pogaçe të vogla me kos nga zonja Albana

8 Maj 2023, 10:50

Bukëza / Pogaçe të vogla me kos

Përbërësit:

  • 2 gota kos
  • 1 gotë vaj
  • 3-4 gota miell
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • Kripë
  • Gjizë për mbushjen e bukëzave
  • 1 vezë për lyerjen e sipërfaqes

Përgatitja:

Zëmë brumin me kos, vaj, kripë, pluhur pjekës dhe miell. E lëmë brumin të vijë dhe më pas krijojmë një petë të madhe. Me anë të një gote krijojmë forma të rrumbullakta të cilat i mbushim me gjizë ose djathë dhe i lyejmë me vezë përsipër. I vendosim pogaçet të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.