Buxheti/ Rama: Borxhi publik është 68.8%, parashikojmë të ulet! Rritja ekonomike 3.7 herë më shumë në raport me borxhin

9 Nëntor 2022, 11:20

Kryeministri Rama tha se borxhi publik aktualisht është 68.8% e Prodhimit Kombëtar Bruto ndërkohë që parashikohet të ulet në 67.5. Rama tha se e rëndësishme është që rritja ekonomike e kalon borxhin.

"Borxhi nuk është në ato shifrat që përrallisni ju, është 68.8 sot dhe parashikohet të shkojë në 67.5. Rritja ekonomike këto vitet e fundit ka qenë më e lartë se huamarrja. Pra, e rëndësishme nuk është sa borxh merr por sa prodhon për ta kaluar atë borxh. Rritja është mesatarisht 3.7 herë e zgjerimit të ekonomisë në raport me borxhin.  Ky buxheti është dyfishi i vitit 2013", tha Rama.