Deputeti Oerd Bylykbashi e konsideroi si nul mbledhjen e Byrosë paraditen e sotme që konfirmoi përjashtimin për Berishën, Nokën, Këlliçin dhe Palokën. Bylykbashi tha se kolegët e tij duhet të jenë në seancë.
“Keni shkelur brutalisht procedurën. Mziu tha këtu se nuk ka pasur kuorum byroja. Pra, mbledhja ka qenë nul. Deputetët e përjashtuar pra duhet të ishin sallë. Kolegët e mi duhet të ishin në sallë. Edi Rama ju ka dhënë urdhër të zvogëloni numrin e deputetëve. Por kjo nuk ka për të ndodhur, nuk ka për të pasur seancë”, tha ai duke iu drejtuar Ermonela Felajt.
Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e drejtueses së seancës .
Anëtarë të Byrosë janë: Gjekmarkaj, Denaj, Blendi Klosi, Dashnor sula, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Bushka, Nikolla, Balla dhe Xhelal Mziu. Kuorumi ka qenë i plotë. Z. Mziu ka qenë në mbledhje dhe ka folur për të mbajtur qëndrimin e tij”, tha ajo.