Byreçka krokante pa okllai
Përbërësit:
- 400 gr miell
- 1 lç kripë
- 1 majë luge çaji sheqer
- 5 pika uthull
- 1 lç vaj
- Ujë të vakët sa të marrë
Për mbushjen:
- 250 gr mish i grirë / vezë
- 1 qepë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Zëmë brumin me ujë, kripë, pak sheqer, uthull dhe vaj. E lëmë të pushojë pak dhe e ndajmë në toptha duke i zhytur në vaj. Ndërkohë mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë imët, kripën dhe piperin.
Topthat e brumit i hapim me dorë duke ushtruar një prekje të lehtë në skajet e brumit. E kapim më pas në skaje dhe e mbledhim kular. Në mes vendosim mbushjen si qofte dhe i vendosim byreçkat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.