Byrek me kungull dhe djath nga zonja Vjollca

10 Shkurt 2021, 11:00

Byrek me kungull dhe djath

Përbërësit:

1 pako peta

1 kg kungull të njomë

1 1/2 lugë gjelle miell

1 gotë qumësht

4 kokrra vezë

50 gjalp dhe 50 ml vaj

200 gr djath të bardhë

borzilok ose kopër

kripë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë kungullin dhe e grijmë atë në rende nga ana më e trashë. E spërkatim me pak fare kripë dhe e lëmë të pushojë 5-10 minuta. Më pas e kullojmë mirë meduar ose me një kullesë dhe e vendosim në një task u do të përgatisim mbushjen e byrekut. Shtojmë 1 1/2 lugë gjelle miell dhe 1 gotë qumësht, 4 lugë gjelle yndyrë ( gjalp dhe vaj, vezët e rrahuara, djathin të thërrmuar, rregullojmë shijen me kripë e përziejmë dhe ën fund aromatizojmë me borzilok ose kopër të freskët. Lyejmë një tepsi me vaj dhe shtrojmë poshtë saj 3 petë duke I spërkatur në cdo dy petë. Ruajmë 3 petë për të mbuluar byrekun në fund dhe petët e tjera I vendosim të rrudhura shumë duke mbuluar pjesë pjesë të gjtihë sipërfaqen e tepsise. Pasi të nivelojmë me petë të rrudhosura e spërkatim mirë me yndyrë dhe më pas lugë lugë shpërndajmë të gjithë mbushjen duke bërë që hapsirat e rrudhave të mbushen me kunguj vezë dhe djath. E mbulojmë me 2 petë e spërkatim me yndyrë e në fund vendosim petën e fundit dhe spërkatim lehtë. Kthejmë anët dhe vendosim tepsinë ën furrë në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furr e mbulojmë me pecetë e lëmë të ftohet pak duke e shërbyer të vakët. Të shoqëruara me supë ose kos.