Makarona elb me kërpudha dhe spinaq
Përbërësit:
- 250 g kërpudha
- 200 g spinaq
- 200 g makarona elb
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 litër ujë
- 200 g djathë parmigiano
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- 1 lugë gjalpë
Përgatitja:
Vendosim në tenxhere me pak ujë kërpudhat e grira në feta derisa të ulin volumin, shtojmë vajin e ullirit qepën dhe hudhrat e grira imët. I kaurdisim disa minuta, me pas shtojmë makaronat elb edhe në fund spinaqin. Shtojmë ujin, kripë dhe piper dhe i lëmë të ziejnë derisa të jenë gati edhe të kenë përthithur ujin. Në fund i shtojmë djathë të grirë dhe pak gjalpë.




















