Bukë misri me shëllirë
Përbërësit:
- 1 bukë misri
- 200 g djathë i bardhë
- 100 g kos i trashë
- 100 ml shëllirë
- 1 thelpi hudhër
- 100 ml vaj ulliri
- Spec i kuq / djegës
Përgatitja:
Bukën e misrit e presim në feta të trasha 2 cm, i skuqim ose pjekim në furrë me vaj ulliri. Në tas përziejmë djathin e thërmuar, kosin, shëllirën dhe hudhrën. Vendosim fetat e bukës në pjatë i lyejmë me salcën e krijuar, sipas dëshirës i shtoni spec të kuq djegës ose jo si dhe vaj ulliri.




















