Byrek me patëllxhanë nga zonja Vjollca

22 Korrik, 11:00

Byrek me patëllxhanë 
Përbërësit:

1 pako peta
1 qepë
2 thelpinj hudhër 
4 patëllxhanë
1 lugë gjelle miell
2 domate
100 ml verë ( të bardhë)
kripë dhe piper të zi
1 lugë kafe 
150 gr djath
Për përkatjen e petëve
100 ml vaj 
1 gotë qumësht
1 vezë 
Përgatitja: 
Fillimisht ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën deri sa të zverdhet. Ndërkohë patëllxhanët I kemi prerë në kubikë të vegjël 0.5 cm dhe I kemi vendosur në ujë më kripë. I kullojmë mirë dhe në një sitë I pudrosim me 1 lugë gjelle miell duke I situr mirë që mielli I tepërt të bjerë dhe më pas I shtojmë në tigann me qepë. I përziejmë sëbashku me qepën. I përziejmë sëbashku me qepën për 2-3 minuta duke situr hudhrën shtojmë domtatet të qëruara pa fara të prera në kubikë të vegjël. I përziejmë mirë dhe I shuajmë me verë të bardhë.  E lëmë sat ë avullojë alkooli. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi , pak kumin, borzilok, I përziejmë dhe pas 2 minutash e largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar. Byrekut mund ti japim formën që dëshirojmë role, trekëndëshe, katror apo thjesht duke përkatur tepsinë në yndyrë vendosim fillimisht 2 peta I përkatim me qumësht vaj dhe vezë të përzjera sëbashku dhe vendosim përsëri 2 petë të tjera, përsëri 2 petë dhe kështu kemi shtuar 6 petë duke I përkatur në cdo 2 petë. Shtojmë mbushjen e përgatitur në tigan, e nivelojmë mirë dhe e mbulojmë atë me  2 peta, spërkatje, 2 petat e fundit, e spërkatim përsëri në fund dhe e vendosim për të pjekur në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 25-30 minuta. 
 

Programe të tjera

Shiko të gjitha