Byrek me perime me katër lugë gjelle miell nga zonja Vjollca

28 Prill 2020, 10:38

Byrek me perime me katër lugë gjelle miell 4 vezë 1/2 gotë vaj 1 gotë kos 4 lugë gjelle miell 1 lugë çaji pluhur pjekës 2 patate të mëdha (në rende) 1 filxhan çaji djathë i bardhë i thërrmuar 2 karrota në rende 1 tufë spinaq (200 gr) 1 presh (vetëm pjesa e bardhë) Kripë dhe piper i zi Spec pikant (opsionale) 1 filxhan çaji djathë kaçkavall i butë

Përgatitja: Qërojmë patatet dhe i grijmë në rende, nga pjesa më e trashë e rendes. Po kështu veprojmë edhe me karrotat. Spinaqin e lajmë, e thajmë dhe e presim hollë. Presim preshin përsë gjati në 1/2 dhe më pas e grijmë hollë. Thërrmojmë rreth 150 gr djathë të bardhë dhe grijmë në rende nga pjesa e trashë djathin e butë që shkrin. I lëmë perimet dhe djathërat mënjëanë. Në një tas rrahim vezët, vajin, kosin, kripën dhe i përziejmë të gjithë së bashku. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe përsëri i përziejmë mirë. Shtojmë në tasin me vezë patatet e grira në rende, karrotat e grira, djathin e thërrmuar, spinaqin, preshin, kripën, erëzat, i përziejmë mirë. Shtrojmë në një tavë letër pjekje dhe mbi të shtojmë brumin, e nivelojmë mirë dhe e vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius, e lëmë të piqet për 15-20 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë. E lëmë të ftohet dhe e servirim të ndarë në feta.