Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë nga zonja Albana

28 Qershor 2023, 12:09

Byrek me petë të gatshme me qumësht dhe vezë

Përbërësit:

  • 500 gr peta të gatshme
  • 200 ml qumësht
  • 100 ml vaj
  • 1 kanaçe sode
  • 1 vezë
  • 300 gr gjizë
  • 1 lk kripë
  • 1 lgj gjalpë

Përgatitja:

Vendosim në një tas qumështin, vajin, soden e gazuar, vezën, kripën dhe gjizën dhe i përziejmë mirë. Lyejmë një tepsi me vaj duke kaluar dhe qoshet me një furçë dhe vendosim një letër pjekje. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjalpi duke i shpërndarë mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Tre petët e para i vendosim në drejtim të kundërt nga njëra tjetra duke lënë gjysmat e tyre jashtë tavës. Hedhim me garuzhde pak nga masa e trazuar me qumësht, gjizë dhe vezë. Më pas vendosim petët 2 e nga 2 të rrudhosura duke i spërkatur mirë me qumështin me vezë. Kthejmë pjesët anësore brenda në tavë dhe pjesën e mbetur të qumështit me vezë e hedhim mbi byrek. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Më pas e nxjerrim byrekun nga furra dhe e kthejmë në një tepsi tjetër. E rivendosim në furrë të piqet dhe nga ana tjetër për rreth 10 minuta.