Byrek me qepë të njoma dhe djath nga zonja Vjollca

29 Maj 2020, 10:08

Byrek me qepë të njoma dhe djath

Përbërësit: 

1 Pako peta

600 gr qepë të njoma

Kopër, majdanoz

200 gr djathë ose gjizë

3 kokrra vezë

2 filxhan çaji qumësht ose kos

kripë dhe piper të zi

vaj

Përgatitja: 

Lajmë qepët kryesisht bishtat dhe I presim ato shumë hollë në unaza, I vendosim në një tas dhe I shtypim lehtë me dorë duke I përzjerë dhe I hedhim gjysmë luge çaj kripë. Shtojmë në tas erzat, majdanoz dhe kopër të grirë hollë dhe I përziejmë, shtojmë vezët dhe djathin ose gjizën apo të përziera sëbashku dhe I përziejmë sëbashku duke I përziejmë duke shtuar brenda në mbushje dhe 4 lugë gjelle vaj dhe 1 filxhan qumësht kos. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim fillimsht 2 petë, I spërkasim petët në vaj dhe vendsoim përsëri dy petë fillojmë të shpërndajmë pak nga pak nga mbushja. Përsëri vendosim 2 petë spërkasim në yndyrë prap dy petë të tjera. shpënajmë nga pak mbushje , kështu vazhdojmë deri në përfundim. Kthejmë anët e byrekut, e presim byrekun në copa dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius për 35 minuta.