Byrek me qumësht dhe arra nga zonja Albana

26 Maj 2022, 16:45

Byrek me qumësht dhe arra

Përbërësit:

1 pako peta

4 vezë

2 e ½ gota qumësht

300 gr arra

70 gr gjalpë

1 fç vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë arrat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. Në një tas trazojmë vezët me qumështin, shtojmë arrat dhe kripën.

Lyejmë një tavë me vaj dhe shtrojmë 4-5 petë duke e spërkatur secilën me vaj ulliri. Vendosim gjysmën e masës së mbushjes, e nivelojmë mirë, vendosim disa petë spërkatur me yndyrë dhe shtresën e dytë të mbushjes. Vendosim petët e fundit, lyejmë sipërfaqen me yndyrë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.