Byrek me vezë, djathë dhe qumësht nga zonja Albana

22 Qershor 2022, 14:20

Byrek me vezë, djathë dhe qumësht

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 500 ml qumësht
  • 100 ml vaj
  • 300 gr djathë
  • 2-3 vezë
  • Bishta qepësh

Përgatitja:

Qumshtin ,djathin dhe vezët i përziejmë duke shtuar bishtat e qepës dhe vajin. Petet e byrekut i hapim dy e nga dy dhe i spërkasim me masën që krijuam. I vendosim në furrë në 180 gradë në 40-45 min .