Byrek trekëndësh me gjizë dhe kopër nga zonja Vjollca

18 Janar 2021, 10:26

Byrek trekëndësh me gjizë dhe kopër

Përbërësit:

Brumi:

400 gr miell

250 ml ujë

kripë

1 lugë gjelle vaj

pak niseshte ( për petët)

Mbushja

500 gr gjizë

2 tufa kopër

1-2 vezë

pak vaj dhe 2 lugë gjelle gjalp

pak kripë

Përgatitja:

Bashkojmë në një tas miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët. Zëmë brumin jo shumë të fortë dhe e punojmë deri sa po ta presim me thikë, të mos ngjitet në të. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta. Më pas e ndajmë në kulaç të vegjël dhe I mbulojmë përsëri kulaçët për 10-15 minuta.

Gjatë kohës që brumi pushon bashkojmë në një tas gjizën, kopër të grirë hollë, vezë, 2 lugë gjelle vaj, ak kripë e përziejmë të gjtihë përbërësit dhe e lëmë tasin mënjanë. Ndërkohë hapim kulaçkat në një madhësi 20 cm sa një pjatë të vogël I bashkojmë ato nga 3 e nga 3 duke I lyer me vaj.

Hapim kulaçkat e bashkuara nga 3 në një petë të vetme sa më të madhe. Më pas e ndajmë atë në shirita me gjerësi 10  cm, e spërkatim me vaj vendosim gjizën dhe më pas e fromojmë në një trekëndësh duke kapur cepin në të djathtë dhe duke bashkuar cepat deri në fund të shiritit. I vendosim trekëndëshat në tepsinë e lyer me yndyrë I lyejmë sipër me pak vaj dhe I pjekim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20-25 minuta.