Byreku i Librazhdit me arra nga amvisa Mirela Boci

27 Prill 2023, 11:43

Byrek me arra 

Përbërësit:

Për brumin:

  • 500 gr miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lgj vaj
  • Ujë të vakët

Për mbushjen:

  • 300 gr arra
  • 1 filxhan vaj
  • 100 gr gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Në fillim zemë brumim me ujë të vakët, miell, pak kripë dhe vaj. E lemë brumin të pushojë 5 minuta mbuluar me pecetë. Ndërkohë copëtojmë arrat dhe i përziejmë me kripë. Tresim gjalpin jo shumë dhe më pas e heqim nga soba, e përziejmë me vajin dhe e lemë të ftohet pak. Fillojmë ndajmë brumin në topa dhe hapim petat 3 e nga 3 të lyera me vaj dhe miell, i shtrojmë në tavë petat duke i spërkatur me vaj dhe gjalpë, ku në çdo tre petë hedhim arra. E pjekim byrekun në 200 gradë në furrë të parangrohur.