Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë, kontrata publike pas procesit

29 Prill 2025, 12:43 | Përditesimi: 29 Prill 2025, 12:43

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 345 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.

Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

r.k./Shqiptarja.com