Celibashi: Katërcipërisht i bindur në vendimin për mosregjistrimin e PD! Respektoj ligjin, pasojat që prodhon s’janë përgjegjësi e imja

15 Mars 2023, 14:37

Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se është katërcipërisht i bindur në vendimin që ka marrë për mosregjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

“Unë jam katërcipërisht i bindur për atë vendimmarrje që është rrjedhojë e një vlerësimi në të gjithë germën dhe frymën e Kodit Zgjedhor. Unë jam i detyruar të tregoj të gjithë kujdesin për të vlerësuar çdo aspekt të procesit zgjedhor në përputhje me Kodin. Pasojat që prodhohen nga respektimi i ligjit nuk është çështje që e gjykoj unë. Edhe të afërm të mi thonë që ‘ti ke të drejtë por lërë s’ka gjë regjistroji’. Unë mund të jem i gabuar por për mua ligji është thelbësor”, tha Celibashi në Report Tv.