Celibashi: Procesi i votimit nga jashtë ishte model! Janë kursyer rreth 2 mln euro vetëm nga kontrata me shërbimin postar

10 Qershor 2025, 10:48 | Përditesimi: 10 Qershor 2025, 10:48

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se procesi i votimit nga jashtë ka qenë model.

“Procesi i votimit nga jashtë pa asnjë lloj droje e hezitimi them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet  e kujtdo subjekti zgjedhor, ka pasur problematika por duke i kalkuluar dhe efektin e këtyre problematikave, mendoj se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Episodet, veçanërisht ato të shpërndarjes së zarfeve në Greqi, me bindje për mua nuk e cenojnë këtë proces. Për mënyrën se si u organizua procesi dhe për integritetin e këtij procesi. Jam i ndërgjegjshëm që për opozitën kjo gjë nuk qëndron kështu, por jam i bindur për këtë gjë. Kursimi i parave në lidhje me votimin nga jashtë, s’e ka cenuar standartin e këtij procesi. Nëse nuk gaboj janë tek rreth 1.5-2 mln euro të kursyera vetëm për pagesën e shërbimit postar. Sikurse thashë kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të procesit të votimit dhe brenfda vendit.”, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com