Celibashi s'e lejoi të futet në zgjedhje nën siglën e PD, Berisha: Në orët në vijim do finalizojmë koalicionin e fuqishëm

15 Mars 2023, 15:11

Në një kohë kur komisioneri i KQZ-së, ilirijan Celibashi vendosi të mos ta regjistrojë në zgjedhje, Berisha me kandidatët e tij pa parti me logo e vulë do të strehohet tek partitë e tjera. Në një mbledhje me grupin parlamentar të Rithemelimit, Berisha paralajmëroi në afatin e fundit futjen e kandidatëve nëpërmjet partive aleate për zgjedhjet e 14 majit. Ish kryeministri e cilësoi koalicionin e tij si bashkimin që do i japë goditjen e madhe kryeministrit Rama.