Çerçiz Hoxhaj: Ëndrra për liri më mbërtheu në burg

11 Janar 2022, 07:29

Çerçiz Hoxhaj është 59 vjeç. Që prej lindjes, në vitin 1963, ai ka jetuar me rriskun e të përndjekurit politik. Ai e jetoi gjithë fëmijërinë dhe rininë e hershme me peshën e të qenit djali i një ish të burgosuri politik të regjimit. Presioni dhe trysnia e vazhdueshme i kishin ushqyer dëshirën për tu arratisur drejt perëndimit. Por a do t'ia arrinte? Ishte 21 vjeç kur e arrestuan. Ora shënonte 2 pas mesnate. Ishte fundi i ëndrrave të tij. Prej atij çasti, torturat, fizike e psikologjike, survejimi, kërcënimet dhe presionet e vazhdueshme do të shoqëronin çdo ditë të jetës së tij deri në rënien e regjimit. Ai s'mund të zgjidhte rrugë tjetër veçste të ecte mes përmes këtij ferri, të rezistonte e të mbijetonte!