Çfarë do ndodhë në protestë? Opozita pa skenar, Xhixho për Report Tv: Vendosin qytetarët për ecurinë e saj

12 Nëntor 2022, 16:07

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kryeministri për të protestuar ditën e sotme. Por duket se opozita nuk ka një skenar të qartë sesi do të vijojë protesta, por do ua lënë në dorë atë qytetarëve. Për Report Tv, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se ecuria e protestës do t’u lihet në dorë protestuesve, ndërsa theksoi se sot të gjithë kanë një arsye për të protestuar.