Çfarë shkruanin gazetat më 16 prill 1996/ Nis gjyqi për 9 ish-udhëheqës të PPSH, akuzohen për krime kundër njerëzimit e rrezikojnë dënim me vdekje

16 Prill, 09:38 | Përditesimi: 16 Prill, 11:39

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të datës 16 prill të vitit 1996-të pasqyrohej gjerësisht gjyqi ndaj 9-ish-udhëheqësve të Partisë së Punës të cilët akuzoheshin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në periudhën e diktaturës. Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë : “ Bllokmenët dhe dënim kapital ? sepse sipas ligjit të miratuar vetëm një vit më parë rrezikonin dënimin nga 15 vite burg e deri tek ai me vdekje. Për të njëjtën çështje RD botim i Partisë Demokratike shkruan : “ Nomenklatura e kuqe para drejtësisë”. Ndërsa në ZP gazeta botim i Partisë Socialiste për këtë gjyq kishte tjetër qëndrim dhe nënvizon : “Rifillojnë gjyqet politike”.

A.A/Shqiptarja.com