Cheesecake me luleshtrydhe nga zonja Albana

2 Qershor 2023, 11:56

Cheesecake me luleshtrydhe

Përbërësit:

  • 250 gr luleshtrydhe
  • 240 gr biskota
  • 40 gr sheqer kaf
  • 120 gr gjalpë
  • 1 fletë xhelatine
  • 130 ml pana ​​të freskët
  • 120 gr krem djathi
  • 150 gr kos me pak yndyrë
  • 80 gr sheqer pluhur
  • 1 lime / limon
  • 80 gr mjaltë

Përgatitja:

Për bazën e ëmbëlsirës, përziejmë biskotat së bashku me sheqerin kaf derisa të përftojmë një pluhur. Shtojmë gjalpin e shkrirë, e përziejmë me lugë dhe e kalojmë në një tavë të sheshtë ëmbëlsirash duke e formuar mirë me anën e pasme të dorës.

Vendosim fletën e xhelatinës në një tas me ujë të temperaturës se ambjentit. Ngrohim 70 ml krem pana ​​të freskët në një tenxhere. Kur kremi të jetë i nxehtë, shtojmë fletët e xhelatinës që të shkrihen. Ndërkohë në një enë të madhe përziejmë kremin e djathit me kosin, sheqerin pluhur, pjesën tjetër të panës, mjaltin dhe lëkurën e limonit. I përziejmë me rrahëse elektrike derisa të përftohet një masë homogjene. Më pas, shtojmë kremin me xhelatinën e shkrirë. Me anë e një spatule vendosim kremin mbi bazën e biskotave duke e niveluar mirë. E vendosim ëmbëlsirën të pushojë në frigorifer për rreth 3 orë. Më pas e dekorojmë sipas dëshirës me luleshtrydhe dhe e shijojmë.