Çifti sherr në studio, fëmijët mbërrijnë në ambjentet e Report Tv

7 Maj 2019, 22:31

Pjesa e dyte dt 7maj Pa Gjurme- Cifti sherr ne studio, femijet mberrijne ne ambjentet e Report Tv. Psikologia del nga studio per te qetesuar situaten 
Përpos debateve të vazhdueshme në familje në vitin 2009 erdhi në jetë Stiven, ndërsa cifti u detyrua të dilte me qera për shkak të mosmarrëveshjes që kishte Albana me prindërit e të shoqit. 5 vite më pas vjen në jetë edhe djali i dytë Xhoeli. Marrëdhënia mes ciftit në vitin 2018 ishte drejt përfundimit. Pas debatit të fundit që Albana pati njofton të shoqin se do të merrte djemtë duke e bërë faktike largimin e saj drejt Velipojës. 2 ditë më pas Rigelsi e merr në telefon Albanën me kërkesën për të marrë djemtë për festat e fundvitit.  Sot Albana është në kushtet që s’mundet të takohet me fëmijët.

Rigelsi i ka bërë denoncim në polici për braktisje të tyre, pasi ia mori në fund të vitit 2018. Pas afro 5 muaj i ati i ka vënë kundra edhe vetë djemtë të cilët nuk duan të takojnë nënën. Në Janar 2019 Rigelsi nisi procedurat për divorc, dhe sipas Albanës ai e kërcërnon përmes avokates së tij, që të pranojë braktisjen e fëmijëve. Është Albana ajo që ka vendosur ta rrëfejë këtë histori. E gjitha kjo, kur ka mbetur dhe pak ditë në pritje për tu zhvilluar seanca gjyqësore…