Çim Peka dhe Berisha sulmojnë Ivi Kason. Kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatës

22 Nëntor 2024, 12:23 | Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 12:23

Sali Berisha dhe drejtuesi i medias së familjes së tij Çim Peka i janë vërvitur anëtarit të kryesisë së PD-së Ivi Kaso, pas një interviste të tij te Real Story i Sokol Ballës.

Kaso, ka deklaruar se nëse Sali Berisha do të ishte paraqitur në prokurori sipas vendimit të gjykatës për detyrim paraqitje, nuk do të merrej masa e arrestit në shtëpi.

Duket se kjo deklaratë ka xhindosur Pekën, i cili i thotë doktorit se ka njerëz të lartë në partinë tënde që flasin siç mendojnë vetë.

r.k./Shqiptarja.com