Çollaku në Report Tv: S’ka rëndësi nëse Basha është kreu i PD-së, duhet garë e fortë! Berisha s’po i lë demokratët të reflektojnë, u thotë që e vodhën

28 Maj 2023, 12:45

Situata në Partinë Demokratike vijon të jetë e tensionuar, madje duket se po i vë “vulën” rikthimit politik të Bashës. Për këtë, Kryetarja e njësisë nr 2 në degën e PD-së në Tiranë, Mirlinda Çollaku tha sot në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu se nuk ka rëndësi kush vjen në krye të PD-së, por që në selinë blu të ketë një garë të fortë. Çollaku thotë se Basha ka qenë aktiv në politikë me demokratët por nuk ka bërë dalje publike.