Copëza mishi me rigon dhe patate nga zonja Vjollca

19 Qershor 2020, 10:35

Copëza mishi me rigon dhe patate

Përëbërësit:

500 gr mish viçi

4 lugë gjelle vaj ulliri

300 ml ujë

kripë dhe piper të zi

700 gr patate

vaj për skuqje

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë ( sa një kafshatë) ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe skuqim mishin deri sat ë marrë një faqe të verdhë. Shtojmë pak kripë dhe 1/2 e rigonit dhe shtojmë ujë. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa piruri të ngulet lehtë dhe uji të ketë shteruar. Të jetë baraz me nivelin e mishit. Nëse mishi nuk ka zjerë shtojmë përësri pak ujë gjithmonë niveli  baraz me mishin. Kur mishit ë jetë zjerë potencialisht rregullojmë shijen me kripë, rigon dhe piper të zi dhe e lëmë tenxheren mënjëane. Në tigan ngrohim vaj pë skuqje dhe shtojmë patatet. Sa të zverdhen lehtë ( jot ë marrin ngjyrë të errët). Kjo recetë serviret duke vendosur në pjatë pak patate dhe mbi të shtojmë copëzat e mishit  me lëng dhe rigon. E shoqërojmë me një sallatë me perime të freskëta.