Çorba e Përmetit me trahana
Përbërësit:
- 3 lgj trahana
- 3 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 qepë
- Spec djegës
- Kripë, piper i zi
- Bukë sipas dëshirës
- Djathë i bardhë sipas dëshirës
Përgatitja:
Qepën e presim imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri duke e zbutur me pak kripë. Kaurdisim trahananë dhe shtojmë pak ujë të vakët që mos të kokrrizohet. Më pas shtojmë ujë të nxehtë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Fetat e bukës i presim në kubikë, sipër shtojmë trahananë dhe djathin e bardhë të thërrmuar.