Çorba shkodrane nga këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili

14 Shtator 2023, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2023-09-14 14:29:02

Bilbili i këngës popullore Bujar Qamili me shumë sportivitet gatoi çorbën tradicionale shkodrane në kuzhinën e Rreze Dielli. 

Çorba shkodrane

Përbërësit:

  • 150 gr mish i grirë
  • 120 gr oriz
  • 1 qepë
  • Gjalpë
  • Salcë domatesh
  • Limontoz
  • Kripë, piper 

Përgatitja:

Kaurdisim qepën, shtojmë mishin e grirë, salcën e domates, kripë dhe piper. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe e lëmë masën të ziejë. Orizin pasi e kemi pastruar dhe larë e shtojmë në tenxhere. E lëmë të ziejë derisa të dalë një çorbë e trashë. Në fund rregullojmë shijen me pak limontoz ose limon.